Ilir Latifi në Kosovë për të promovuar sportin e MMA

Luftëtari i Arteve Marciale të Përziera, Ilir Latifi ka ardhur në Kosovë.

Ilir Latifi është njëri ndër luftëtarët më të famshëm të peshave të rënda në UFC me një karrierë të gjerë në organizatën kryesore udhëheqëse botërore MMA, ai kishte filluar ndeshjet në këtë sport në Suedi ku në fakt MMA përkrahet nga Qeveria suedeze, shkruan lajmi.net.

37 vjeçari tani vjen me mision të ngjashëm në Kosovë, ai ka qëndruar në Prishtinë me Federatën e Arteve Marciale për ta promovuar sportin e MMA dhe për t’i inkurajuar të rinjtë që t’i bashkohen këtij sporti.

Federata e Arteve Marciale të Përziera të Kosovës është themeluar në vitin e fundit dhe po kërkon që të zgjerojë avokimin e saj dhe ndikimin e këtij sporti në Kosovë.

Në fakt, Latifi bashkë me Federatën tani po kërkojnë mbështetje me ligjet e reja për Federatën e sapokrijuar dhe sportin e ri në Kosovë

Gjiganti italian vihet pas Enis Bardhit, shqiptari mund të luajë në Serie A vitin e ardhshëm

Distria Krasniqi i siguron medalje Olimpike Kosovës, shkon në finale