Ilir Daja flet për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit, në anën tjetër Ballkani njofton se tifozët mysafir do të mungojnë

Trajneri Ilir Daja pas ndeshjes ndaj Llapit, ku Ballkani fitoi me rezultat 2-1,  foli edhe për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit në Ligën e Konferencës.

Daja kërkoi mbushjen e stadiumit me tifozë për ndeshjen që luhet të enjten, ndërsa kroatët dhe çekët i sheh si favorit të grupit.

“Kemi më shumë kohë për Dinamon. Dinamo dhe Viktoria Plzen janë favoritë në grupin tonë. Me mbështetjen e tifozëve të Suharekës dhe komplet Kosovës që na admirojnë për atë që kemi bërë, do të kemi motiv shumë më të madh nëse stadiumi do të jetë i mbushur. Ka kërkesa të mëdha për bileta. Me mbështetjen e gjithë Kosovës, besoj se do paraqitemi mirë”, është thënë Daja.

Tutje Ballkani ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje do të jenë të personalizura, ndërsa ka njoftuar se tifozët kroatë nuk do të jenë në stadium pas vendimit të UEFA-s.

“Ju njoftojmë se biletat e ndeshjes së Konferencës së Evropës, ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit janë të personalizuara. Në çdo hyrje të stadiumit, do të ketë kontrolle të rregullta ku verifikohet bileta”.

“Poashtu me vendim të UEFA-s, për këtë ballafaqim, prania e tifozerisë mysafire është e ndaluar.  Në stadiumin “Fadil Vokrri”, funksionon sistemi digjital, andaj do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave”.

“Meqenëse prania e tifozëve të Dinamo Zagrebit është e ndaluar, me seriozitet rekomandojmë që të mos marrin rrugën për Prishtinë, pasi që pas identifikimit në hyrjet e stadiumit, do t’u mohet hyrja, kurse mjetet e biletës nuk do t’iu rimbrusohen”.

“Duke shpresuar në mirëkuptimin e të gjithëve, urojmë që çdo gjë të jetë korrekte dhe ndeshja e dytë e grupit C të UECL-së, ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit të kalojë në rrethana festive futbollistike, mes kampionëve të dy shteteve mike”, thuhet në njoftim.

Dukagjini për vazhdimësi, Feronikeli ’74 për befasi – formacionet zyrtare

Drita fiton derbin dhe ngjyros qytetin bardhekaltër, baras në Klinë