Ilir Daja flet pasi e kualifikoi Ballkanin në grupet e Ligës së Konferencës: E ndaj suksesin me gjithë Kosovën

Për trajnerin Ilir Daja fitorja ndaj Shkupit dhe kualifikimi në grupet e Conference League ndodhi si rrjedhojë e bashkëpunimit.

Tekniku theksoi në konferencën për mediet pas ndeshjes ndaj Shkupit, se fitoja e kësaj mbrëmje është e të gjithë Kosovës, ndërsa shtoi se ndjehet falënderues edhe ndaj tifozerisë së shqiptarëve të Shkupit.

Çelësi i suksesit: “Çelësi i suksesit është bashkëpunimi. Që dmth nëse Presidenti nuk do kishte marrë këta futbollistë me cilësi, kualitet dhe personalitet nuk do kishim sukses. Sepse të them të drejtën si trajner jam i bezdisshëm me kërkesat, por që ata asnjëherë nuk u mërzitën. E ndaj suksesin me gjithë Suharekën, aq më shumë me gjithë Kosovën, sepse në fund ne kemi përfaqësuar të gjithë Kosovë. Falënderoj tifozët, në veçanti edhe ata të Shkupit sepse na pritën shumë mirë kur shkuam atje.”

A ndikoi kartoni i kuq te rrjedha e ndeshjes? “Sigurisht që kartoni e ndryshoi rrjedhën e lojës, pasi Shkupi do sulmonte shumë pas fitores që morëm në Shkup. Por ne u treguam të kujdesshëm dhe mbajtëm topin sa më shumë në qarkullim dhe tentuam të lodhnim edhe fizikisht edhe psikologjikisht kundërshtarin. Besoj se këta çuna e meritojnë gjithçka me çfarë kanë bërë qoftë në kampionat apo edhe sonte.”

Sekreti i suksesit tuaj si trajner? “Është një profesion që kam investuar shumë. Kam qenë gjithmonë me këmbë në tokë dhe kam mbajtur vendin tim, suksesin ia kam deleguar lojtarëve sepse ata e bëjnë punën. Por serioziteti në punë më ka udhëhequr në suksesin tim qoftë në Europa League me Skënderbeun, qoftë në Conference League me Ballkanin.”

Vjen reagimi i faqes zyrtare të Ballkanit pas suksesit historik: Të bashkuar dhe të etur për suksese

Florian Marku mposht meksikanin Ramirez dhe fiton titullin WBC