Ilir Daja e këndell Zabërgjen i cili nuk shënonte për 18-të ndeshje rradhazi

Baton Zabergja duket se po rilind nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja te Dinamo e Tiranës, pas një periudhe të vështirë prej 18 ndeshjesh pa shënuar.

Daja, i cili kishte vlerësuar talentin e sulmuesit qysh në kohën kur ishte te Ballkani, ka ndikuar pozitivisht te Zabergja sapo u bashkuan te Dinamo, shkruan Gazeta OLLE.

Në ndeshjen kundër Partizanit, Zabergja shkëlqeu duke luajtur për 90 minuta dhe tregoi përmirësime të dukshme në lojën e tij.

Kjo formë u kurorëzua me golin e tij të parë në ndeshjen kundër Skënderbeut, duke i dhënë fund një mungese të gjatë pa gjetur rrugën e golit.

Puna e Ilir Dajës me sulmuesit është e njohur dhe Zabergja ka mundësinë të përfitojë maksimalisht nga udhëheqja e një trajneri të profilit të tij, duke shpresuar të rikthehet plotësisht në formën e tij më të mirë.

Bekim Isufi do takohet me dy skuadrat e qytetit të tij, në vetëm pesë ditë

Derbi lokal në Mitrovicë, zhvillohet të premten