Ilir Blakçori beson te fitorja

Njëri prej futbollistëve më të mirë të Llapit, padyshim që është, Ilir Blakçori, i cili me paraqitjet e tij, i ka ndihmuar shumë llapjanëve që të jenë në pozitën e tretë.

Blakçori, është optimist se Llapi do të vazhdojë me fitore në ndeshjen e së premtes, kundër Dritës.

“Llapi qysh në fillim të kampionatit ka pasur ambicie të qarta të jemi në kreun e tabelës. Ndeshja me Dritën e ka rëndësinë e vet dhe do te jetë shumë e vështirë, pasi ata luftojnë për mbijetesë dhe kanë një ekip shumë të mirë. Mendoj që nuk e meritojnë atë pozitë ku janë, por ne do të luftojmë vetëm për fitore, nuk ka vend për gabime më”, u shpreh futbollisti i Llapit për Infokusi.