Ilir Berisha zyrtarizohet te skuadra e re

Ilir Berisha është emër i njohur në futbollin kosovar.

Ish-qendërmbrojtësi i shumë skuadrave të njohur është bërë me skuadër të re.

Berisha karrierën do ta vazhdoj në futbollin suedez ku ka nënshkruar me skuadrën e Ligës së Dytë, Ljungskile SK.

Futbollisti 30-vjeçar së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Vitisë ku ishte transferuar nga Feronikeli.

Gjithashtu, Berisha ka luajtur edhe për Prishtinën në fillim të karrierës së tij.

Berisha ka qenë pjesë edhe e Flamurtarit në Shqipëri, derisa në Suedi ka luajtur për Mjallbyn, Vasteras e Orebron.

Mbrojtësi qendror ka qenë i grumbulluar më parë edhe me Kombëtaren e Shqipërisë si dhe atë të Kosovës. /Gazeta Olle/

Malisheva pësoi humbje të ngushtë nga Struga

Musa Hajdari garon në Lojërat Olimpike, por nuk ia del të kualifikohet në gjysmëfinale