Ilir Berisha prezantohet te klubi i ri (FOTO)

Ish-mbrojtësi i Prishtinës, Ilir Berisha, është prezantuar tek skuadra e re, Gefle If, që garon në elitën e futbollit suedez. Berisha transferohet në këtë klub, pas ndarjes me Orebron në nëntor të vitit të kaluar.

23-vjeçari gjatë prezantimit është lavdëruar nga drejtori sportiv i këtij klubi, Hans Berggren. “Berisha është i fortë në duel, i fortë me kokë dhe i sigurt me topin. Ai do të jetë me Përfaqësuesen e Kosovës këtë javë dhe me ne do të fillojë të stërvitet të hënën e ardhshme”, deklaroi Berggren, për faqen zyrtare të klubit, ‘gefleiffotboll.se’, shkruan Gazetaolle.com.

Berisha kishte qenë edhe afër kalimit te Helsingborg, mision ky që u mbyll me vetëm 2-3 ndeshje miqësore. Madje në debutim kishte shënuar gol. (Gazeta Olle)