Ilir Berisha nis aventurën e re

Mbrojtësi kosovar, Ilir Berisha ia ka filluar aventurës së re me skuadrën suedeze Gefle.

Ish-anëtari i Kombëtares së Shqipërisë, tani pjesë e Përfaqësueses së Kosovës nënshkroi kontratë dy vjeçare me skuadrën nga elita e futbollit suedez për t’ia filluar stërvitjeve tani pas kthimit nga ndeshjet miqësore të Kosovës.

“Stërvitja e parë shkoi mirë. Unë jam njoftuar me shokët e skuadrës dhe tani presim fillimin e kampionatit të dielën”, deklaroi Berisha për faqen zyrtare të klubit.

“Qëllimi im është që t’i ndihmoj klubit për t’i arritur objektivat që ka”, tha Berisha.

Para se të nënshkruante për Geflen, Berisha ishte pjesë e Orebros për tri vite radhazi. /Telegrafi/