Ilievski tregon arsyen pse nuk luajti Dardan Berisha

Sigal Prishtina arriti fitore në ndeshjen e parë finale ndaj Pejës duke e mposhtur me rezulta 92:73.

Në këtë ndeshje nuk u paraqitë fare Dardan Berisha. Trajneri Marjan Ilievski, tha se Berisha, kishte një virus dhe nuk ishte i gatshëm për këtë takim.

“Berisha nuk është ndjerë mirë pasi kishte një virus dhe kjo është arsyeja pse nuk është paraqitur”, theksoi Ilievski.

Ndryshe trajneri i prishtinasve u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në këtë takim.

“Zhivlluam një ndeshje të mirë. Ne shfrytëzuam gjatësin e lojtarëve në këtë takim për të ardhur deri te fitorja. Nuk kishim një bilanc të mirë me Pejën, dhe tani erdhi fitorja. Tani na mbetet të punojmë për ndeshjen e radhës e cila zhivllohet në Pejë”, u shpreh Ilievski (GazetaOlle.com)