Ilievski përgëzon lojtarët…

Skuadra e Sigal Prishtinës, ka arritur të siguroj finalen pasi mposhti në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Trepçën me rezultat 92:65.
Trajneri i prishtinasve Marian Ilievski, në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, tha se ekipi i tij kishte një paraqitje të shkëlqyer.

“Kemi pasur njohuri për skuadrën e Trepçës, dhe ata treguan një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë. Gjatë kësaj periudhe ne kishim një lëshim në mbrojtje por në pjesën e dytë u hymë në ritmin tonë të zakonshëm të lojë dhe përfunduam gjithçka në favorin tonë. Ne në këtë takim shfrytëzuam rastin të aktivizojmë edhe basketbollistët e rinj dhe tani jemi duke pritur finalen”, deklaroi Ilievski, për ‘Gazetën Olle’.