Trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski, i ka falënderuar basketbollistët dhe stafin e tij në seancën e fundit stërvitore, për kontributin e dhënë gjatë tërë sezonit.
Siç shkruan faqja zyrtare e klubit bardhekaltër, Ilievski ka thënë që Prishtina nuk donte ta fitonte titullin në këtë mënyrë, por gjithsesi ky titull sipas tij ishte i merituar.
Stërvitja e fundit e bardhekaltërve nuk ishte e zakonshme, pasi që ekipi luajti futboll në vend të basketbollit. /Gazeta Olle