Ilievski me mesazh emocionues për basketbollistët e Prishtinës dhe “Plisat”

Sigali është afër finales së BIBL-it pasi javën e kaluar mposhti ekipin maqedonas me rezultat 85 me 61 kurse nesër i duhet fitorja ose humbja deri në 23 pikë epërsi që të kalojë në finale.

Ilievski ka dashur të motivojë lojtarët e tij në seancën stërvitore duke u thënë se finalja është ëndërr e secilit pjesëtar të Sigal Prishtinës, veçanërisht kryeqytetit të Kosovës dhe “Plisave”.

“Nesër nuk jemi 24 pikë epërsi, por dhjetë pikë disavantazh. Ky parket duhet të ngrihet lartë nga ju nesër. Jemi një hap larg finales dhe ëndrra e secilit nga ne këtu është e njëjtë. Ëndrra e secilit qytetarë të Prishtinës, është ëndrra e Plisave të cilët nuk do të jenë me ne që të kthehemi të kualifikuar në finale”, ka thënë Ilievski, shkruan faqja e klubit në Facebook.

“Nesër duhet të luajmë me zemër. Për Prishtinën dhe Plisat”, ka përfunduar fjalimin e tij trajneri i Sigal Prishtinës.