Ilievski komenton humbjen dhe Dardan Berishën

Trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski, ka deklaruar pas humbjes nga Peja 82:79, se ajo erdhi pas gabimeve të lojtarëve të tij.

“Nuk e nisëm mirë, me kalimin e kohës arritëm të rikthehemi, por në fund bëmë shumë gabime, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Kundërshtari ynë i shfrytëzsoi ato maksimalisht për të shënuar fitore”, tha Ilievski për Gazetaolle.com.

I pyetur për rikthimin e Dardan Berishës, ai deklaroi: “Dardan Berisha nuk është ende i riaftësuar 100 %. E inkuadruam në lojë për ta parë se ku është para ndeshjes me Craiovan”. (Gazeta Olle)