Ilievski i habitur me rezultatin

Trajneri i Prishtinës, Marjan Ilievski ka përgëzuar lojtarët e tij për lojën e mirë dhe qytetin e Prishtinës për përkrahjen e madhe. “Luajtëm për 38 minuta me ritëm të lartë vetëm për të arritur synimin që kishim, pra fitoren. Edhe pse kemi dashur fitoren nuk e kemi menduar me këtë rezultat, i cili është shumë i mirë dhe i mirëseardhur”, pohoi Ilievski.

Ai tha se ky është avantazh i madh për ndeshjen e kthimit, ndërsa presioni është mbi kundërshtarin. “Eshtë përparësi e madhe për ndeshjen e kthimit, por do të shohim për shkak se presioni është tek Kozhuvi. Falenderojë lojtarët për karakterin që treguan dhe qytetin e Prishtinës që na dha një përkrahje të jashtëzakonshme”, deklaroi trajneri maqedon.