Ilaçi i shumë sportistëve në Kosovë (VIDEO)

 Shumë sportistë në Kosovë kanë menduar se karriera e tyre sportive ka marr fund pas lëndimeve të rënda që kanë pësuar, por atë që nuk e kanë besuar, ua ka kthyer në realitet ortopedi, Qerim Kida, i cili e ka marr edhe epitetin si ‘doktori i sportistëve kosovar’

Leart Emini, Qëndrim Dautaj, Behar Maliqi, Dardan Berisha, Blerim Mazreku, Përparim Osmani, Emin Baliqi, Liridon Latifi, Betim Haxhimusa dhe së fundmi 17 vjeçari i Dukagjinit, Arb Manaj, janë disa nga emrat e shumtë që janë operuar e trajtuar në Kosovë nga ortopedi Kida, pas lëndimeve që kanë marr në ndeshjet e ndryshme.

Në një intervistë për Tribuna Channel, Kida, ka treguar për rastet e shumta që ka me sportistë të lënduar dhe mënyrën se si i trajton.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.