Ilievski kërkon përqendrim

Sigal Prishtina pas triumfit në Ligën Ballkanike, do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi përballë Pejës, të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilevski, në një prononcim për GazetaOlle.com, thotë se pas triufmit në Ligën Ballkanike, atmosfera në ekip është shumë e mirë para ndeshjes me Pejën.

“Pasi arritëm që të shpallemi kampion në Ligën Ballkanike, atmosfera në ekip është shumë e mirë. Shpresoj se në këtë ndeshje do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve tanë. Do të jetë një ndeshje e fortë, por ne jemi përgatitur për këtë duel”, u shpreh Ilevski.

Ndeshja e parë zhvillohet të dielën me fillim prej orës 20:30.