Igli Tare tregon pse Lazio zgjodhi Maurizio Sarrin

Dy janë shkaqet kryesore pse Lazio zgjodhi si trajner Maurizio Sarri, të cilët i tregon Igli Tare gjatë konferencës së prezantimit të trajnerit italian.

Drejtori sportiv nuk harron të falënderojë edhe Simone Inzaghin, i cili drejtoi skuadrën kryeqytetase për pesë sezone radhazi në Serie A.

Drejtori sportiv nuk harron të falënderojë edhe Simone Inzaghin, i cili drejtoi skuadrën kryeqytetase për pesë sezone radhazi në Serie A.

“Dua të përfitojë nga rasti të falënderoj Simone Inzaghin dhe stafin e tij për punën e kryer në pesë vitet e fundit te Lazio. E urojmë për aventurën e nisur tek Interi.

Pse zgjodhëm Sarrin? Ishte një mundësi e madhe për ne, kemi sjellë këtu një trajner me eksperiencë të madhe. Pikat e tij të forta janë shpirti i grupit dhe forca sulmuese, e njëjta frymë që ka edhe Lazio.

I urojmë mirë se ardhjen atij dhe stafit të tij teknik, shpresojmë të gëzohemi së bashku për shumë gjëra të bukura“, deklaroi drejtori shqiptar.

Qemail Elshani largimi i radhës nga Drenica, pritet të kthehet te klubi ku e nisi karrierën

Henbollistja Natalia Milatovic merr shtetësinë e Kosovës, do ta përfaqësojë vendin tonë në hendboll