Igli Tare e do një Kombëtare (VIDEO)

Në një intervistë për Kohavision, Tare ka rrëfyer punën e tij prej menaxheri tratativën më të lehtë dhe më të vështirë.

Gjithashtu ai ka folur edhe për Kombëtaren Shqiptare, për të cilën ka thënë se beson shumë se CAS-i do të jap pikët e plota për Shqipërinë, dhe një fitore eventuale me Armeninë sipas tij do ta bënte Shqipërinë shumë afër që të prekte ëndrrën.

Shtatlarti ka folur edhe për përfaqësuesen e Kosovës, duke thëne se ka ndjekur ndeshjen ndaj Omanit.

“Kam parë ndeshjen që ka fituar 1-0 me Omanin, por unë jam i një dëshire tjetër, ne jemi një Komb dhe duhet të kemi një Kombëtare”.

E respektoj faktin që në këtë moment duhet të jetë dhe Kombëtarja e Kosovës, e kam shumë të vështirë të shoh një Kombëtare shqiptare me një ngjyrë që neve nuk ka përket, e kam të vështirë në këto momente, ka përfunduar Tare.