Idrizi thotë se ende asgjë nuk ka përfunduar: Në dy ndeshjet e fundit synojmë maksimumin

Trepça ’89 pësoi humbje 1-0 në udhëtim te Ferizaj, duke rrezikuar kështu qëndrimin në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Shpëtim Idrizi ka thënë se ata nuk janë dorëzuar në garën për mbijetesë dhe do të luftojnë deri në fund, derisa kanë mbetur edhe dy xhiro.

“Mungesat ndikuan shumë në këtë ndeshje. U përgatitëm gjatë gjithë javës për të goditur me kundërsulme kundërshtarin”, ka deklaruar ai për ArtSport.

“Patëm disa gjysmëraste të cilat nuk i shfrytëzuam, ndërsa pësuam gol, i cili ka mundur të evitohet. Ende nuk ka përfunduar asgjë”.

“Janë edhe dy ndeshje dhe do të mundohemi të marrim maksimumin. Në ndeshjen ndaj Dukagjinit do të shkojmë pa kalkulime dhe vetëm për fitore”.

“Do të jetë e vështirë, por presim kthimin e Ahmet Halitit që të jemi më të kompletuar në fazën defensive, pasi për Ardian Mujën kampionati ka përfunduar”.

“Por, të paktën të jemi më të kompletuar për sot për të luftuar deri në fund për mbijetesë”, ka deklaruar më tej Idrizi.

Panadic flet pas fitores më të rëndësishme në kampionat për Ferizajn

Arsenali humb nga Brightoni në shtëpi, përfundon ëndrra për titullin