Idrizi: Krijuam shumë por nuk arritëm ta kthejmë rezultatin

Trepça ’89 ka pësuar humbje në xhiron e pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Mitrovicasit u mposhtën në shtëpi nga Malisheva, me rezultat 2-3, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i ’89-shit, Shpëtim Idrizi tha se lojtarët e tij tashmë duhet të marrin më shumë përgjegjësi në ndeshje.

“Të them të drejtën nuk e nisëm mirë ndeshjen dhe me një gjysmë rasti na ndëshkoi Malisheva. U angazhuam në fund të pjesës së parë, njësoj si në të dytën dhe patëm paraqitje më të mirë. Por, u dënuam pas dy shpërqendrimeve. Krijuam shumë por nuk arritëm ta kthejmë rezultatin. Djemtë kanë bërë shumë mirë edhe në ligën e parë. Por, ndoshta lojtarët duhet të mendojnë të marrin më shumë përgjegjësi”, ka thënë Idrizi. /Gazeta Olle/

Thaqi: Fitore që na ndihmon për ndeshjet e ardhshme

FFK nis për herë të parë projektin e futbollit për të verbër