Idrizi: Kemi treguar se kemi kualitet dhe cilësi brenda ekipit

Trepça ’89 e filloi me barazim edicionin e ri në Superligën e Kosovës pas rikthimit nga Liga e Parë. 

Mitrovicasit barazuan 2-2 ndaj Dritës, edhe pse kishin epërsinë prej 2-0 në pjesën e parë, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i ’89-shit, Shpëtim Idrizi pas ndeshjes tha se ësht mëkat që prej avantazhit të dy golave, ndeshja të përfundojë me barazim.

“E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë. Ne kemi treguar se kemi kualitet dhe cilësi brenda ekipit. Është mëkat që prej avantazhit të dy golave, ndeshja të përfundojë 2:2. Në pranimin e golave ndikoi përqendrimi. Megjithatë, jam i lumtur për angazhimin që e patën futbollistët në fushë si dhe për vullnetin që treguan në duelin ndaj Dritës”, tha Idrizi.

/Gazeta Olle/ 

Morina: Morëm golat nga ndërprerjet, por kjo është pjesë e lojës

West Hami kërcënon me ndërmarrjen e hapave ligjorë, shkak çmimi i birrës