Trepça ’89 ka shënuar fitoren e parë kampionale, pasi në udhëtim mposhti Drenicën me rezultat 5-2, shkruan Gazeta Olle.
Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Albi Mall Superligë, njeriu i ndeshjes ishte sulmuesi Christian Mba, i cili shënoi dy gola dhe asistoi në dy golat e tjerë.
Pas ndeshjes, kryetrajneri i ’89-shit, Shpëtim Idrizi tha se e sheh si shumë të rëndësishme fitoren e sotme.
Ai tutje shtoi se ekipi i tij ka dhënë maksimumin ndaj Drenicës dhe i ka përgëzuar ata për angazhimin.
“Të them të drejtën e kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë. Kemi ardhur për fitore, e që natyrisht është fitore shumë e rëndësishme. Kemi pasur besim të madh në vete. Kjo fitore vjen si rezultat i paraqitjeve të mira në ndeshjet e para ku na ka munguar fati dhe nuk kemi ditur ta menaxhojmë mirë rezultatin që kemi pasur. Sot kemi dhënë maksimumin dhe i përgëzoj të gjithë për angazhimin”, ka thënë pas ndeshjes Idrizi.
/Gazeta Olle/