Idriz Voca transferohet tek Ankaragucu e Turqisë

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Idriz Voca, do të vesh fanellën e Ankaragucut të Turqisë.

Presidenti i këtij klubi, Fatih Mert, ka njoftuar se lojtari i Luzernit do t’i nënshtrohet nesër testeve mjekësore, raporton Gazeta Olle.

“Të dashur tifozë të Ankaragucut, ju njoftoj me ardhjen e re, Idriz Voca”, ka shkruar mes tjerash ai, raporton Gazeta Olle.

Voca i mungoi Kosovës në dy ndeshjet e shtatorit.