Idriz Voca pritet të bëhet me skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori nga Kosova kishte mbetur i lirë në gjashtë muajt e fundit pas largimit nga skuadra turke Ankaraguçu.
Përkundër se kishte disa oferta interesante, Voca nuk kishte nënshkruar kontratë duke preferuar të mbetet pa klub në periudhën korrik-dhjetor të vitit të kaluar.
24-vjeçari aktualisht po stërvitet me skuadrën zvicerane St Gallen, ku mund të nënshkruajë një kontratë.
‘St.Galler Tagblatt’, ka raportuar se Voca ka marrë ftesë nga drejtuesit e klubit për seanca stërvitore provuese para se të vendosin nëse do t’i ofrojnë një kontratë ose jo.
Përveç Vocës në prova tek kjo skuadër është edhe portieri i ri Nicolas Tie.
Në ditet në vijim pritet të vendoset nëse klubi zviceran do t’i ofrojë kontratë Vocës. /Telegrafi/