Idriz Voca drejt Superligës turke, bëhet rival i madh i Vedat Muriqit

Idriz Voca mund të bëhet me ekip të ri.

Gjiganti turk, Galatasaray ka shprehur interesim për mesfushorin qendror të Kosovës, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi turk ‘Yenisafak’.

Voca, është një nga futbollistët kryesor të Luzernit në Superligën e Zvicrës.

Madje, mesfushori Dardan, është futbollisti më vlerën më të lartë në Zvicër për pozitën ku luan./Gazeta Olle