Idoli i ‘gabuar’ i talentit të Lazios

Mesfushori i Lazios, Cataldi, ka folur për ndeshjen me Juventusin ndërsa ka treguar edhe lojtarin e tij të preferuar.

“Do të kemi përballë Juventus-in dhe mendojmë se shanset për ta fituar ndeshjen janë të mëdha pasi bardhezinjtë do të vijnë të lodhur nga sfida me Monacon. Objektivi ynë për këtë sezon është ta mbyllin të dytët, ta mbyllim sa më lart Romas”.

Pikërisht kur flet për Roma-n, Cataldi nuk harron të përmendë kapitenin Totti. “E adhuroj Tottin. Është një lider i vërtetë. Edhe pse e kam kundërshtar, përsëri e marr si shembull në jetë. Dua të bëhem një “Totti” këtu tek Lazio”.

Në fund Cataldi ka preferuar të flasë për të ardhmen e tij, “Më kërkojnë shumë klube jashtë Italisë, por dua të qendroj afër familjes, ndaj dhe do të jem gjithnjë me Lazion”.