Ide interesante e Feronikelit

Kampioni në fuqi i Kosovës dhe fituesi i ‘Digitalb’ Kupës së Kosovës do të bëjë kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), që ndeshjet si vendas në edicionin e ardhshëm ti zhvillojë ditën e premte.

“Do të kërkojmë që ndeshjet në qytetin e Drenasit, t’i zhvillojmë të premten, pasi që kemi afër dy shkolla dhe kjo do të ndikonte automatikisht në shikueshmëri”, i ka thënë sot ‘Kohës Ditore’, një burim brenda klubit të Feronikelit.

Zakonisht, skuadrave që kanë zhvilluar ndeshje të premte, nuk u ka pëlqyer fare ky orar.

Kampioni tani i zhvillon takimet në shtëpi.