Icardi prishet me agjentin, e bënë gruan menaxhere

Papritmas dhe pa ndonjë argument të madh. Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka vendosur të ndërpresë kontratën me menaxherin e tij, dhe të ardhmen e ka lënë në duart e gruas së tij, Wanda Nara.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. Sipas tyre, ky ndryshim mund të ndryshojë edhe fatin e argjentinasit, i cili kishte vendosur të vazhdojë me Interin.

Tani ndonjë ofertë joshëse mund ta bind së pari gruan e tij e më pas vetë Icardin. (Gazeta Olle)