Icardi larg Interit

Mauro Icardi thotë se ai nuk është as afër arritjes së një marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Interin.

Argjentinasi është shndërruar në një lojtar kyç për Nerazzurrët që kur iu bashkua skuadrës nga Sampdoria në verën e vitit 2013.

Mediat së fundi u raportua se 22-vjeçari do të shpërblehet me një kontratë të përmirësuar për shkak të paraqitjeve të mira. Megjithatë vetë ai thotë se ka ende shumë gjëra për t’u qartësuar para nënshkrimit të marrëveshjes.

“Nuk di gjë për rinovimin tim”, ka thënë Icardi i pyetur nga gazetarët.

“Ka ende shumë gjëra të mbetura të cilat duhet të zgjidhen”, ka shtuar sulmuesi.