Icardi: Unë i Interit, edhe vitin e ardhshëm

Heroi i Interit ndaj Romës, Mauro Icardi, ka gëzuar tifozët zikaltër edhe pas ndeshjes.

Ai bëri me dije se nuk do të largohet nga skuadra e drejtuar nga Mancini.

“Unë definitivisht do të jem në Inter edhe vitin e ardhshëm”, tha ai.

Sa i përket lojës, Icardi shtoi: “Është kohë e rëndësishme e sezonit. Ne jemi duke bërë atë që në thotë trajneri”. (Gazeta Olle)