Icardi besnik i Interit

Sulmuesi argjentinas, i Interit, Mauro Icardi, i cili është duke kaluar në formë të shkëlqyer ka mohuar zërat se do të largohet nga Interit.

Ai deklaroi se për momentin është i koncentruar vetëm në paraqitje të mira me klubin zikaltër.

“Jam në një klub të madh dhe kam mundësinë që të bëjë gjëra të mëdha. Më bëhet qejfi për interesimin e klubeve, por ajo që më intereson është të jap më të mirën për Interin”, u shpreh Icardi, duke gëzuar tifozët ‘zikaltër’.