Ibrakovic: Nuk është rezultat real, ishim më të mirë dhe merituam fitoren

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic ka folur pas barazimit ndaj Gjilanit, duke thënë se skuadra e tij i meritoi tri pikër nga kjo përballje.

Prishtina dhe Gjilani kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen derbi të zhvilluar në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.

Golat në këtë përballje u shënuan nga Oto John (80’) dhe Endrit Krasniqi (90+) për vendasit, ndërsa për Gjilanin shënuan Gerhard Progni (24’) dhe Arbër Prekazi (65’).

Pas ndeshjes ka folur edhe Ibrakovic, i cili ka përgëzuar lojtarët e tij për lojën, teksa ka thënë se merituan fitoren.

“Në qoftë se e shikojmë realisht, rezultati nuk është real, pasi ishim skuadër më e mirë dhe merituam ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë fillimisht Ibrakovic pas ndeshjes.

“Ne kemi luajtur ishim shumë në pjesën e parë dhe penalltia ishte shumë naive dhe kjo na penalizoi”.

“Kemi probleme me stadiumin, lojtarët nuk janë ende në përgatitjen më të mirë, por duhet mi përgëzua për angazhimin edhe pse situata nuk është më e mira dhe kjo dihet”, përfundoi trajneri i Prishtinës.

Lushtaku: Luajtëm dobët, Ulpiana na shënoi tre gola nga gabimet tona

Ekskluzive: Lorina Mehmeti flet për Gazetën OLLE, forma individuale dhe ekipore në vitin 2022