Ibrakovic ankohet në ndarjen e drejtësisë

Prishtina ka pësuar humbje 0-2 në derbi nga Ballkani në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Ky takim u zhvillua në Podujevë, pasi bari i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ ende nuk është gati.

Gjithsesi Ballkani fitoi duelin në minutat shtesë, ku Ermal Krasniqi realizoi nga penalltia për 0-1 dhe Mevlan Zeka për 0-2.

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic është ankuar në ndarjen e drejtësisë, pasi sipas tij Otto John është përjashtuar me të kuq pa të drejtë.

“Ndeshja ndryshoi kur Otto John u largua nga loja dhe kur humbën penalltinë. Largimi i John nuk mendoj se ishte i drejtë. Nuk e ka merituar kartonin e verdhë pasi unë kam qenë afër dhe nuk e ka merituar ndëshkimin”, tha boshnjaku.

“Nuk e ka merituar fitoren Ballkanit. Loja ishte e mirë, me temp, por po të realizonim penalltinë, loja do të kishte rrjedhë tjetër. Sa i takon titullit është e vështirë, por do të tentojmë të stabilizohemi”.

“Nuk kemi pritur të kemi këtë ecuri, por edhe fati na ka kthyer shpinën pak”, deklaroi trajneri i Prishtinës. /Gazeta Olle/

Dita e mysafirëve, Ballkani, Drenica dhe Gjilani marrin pikët e plota në udhëtim

Daja: Udhëtim i vështirë, fati ishte në anën tonë