Ibrahimoviq: Tifozët thirrën emrin tim, është madhështore

Kosovari Arijon Ibrahimoviq ka folur pas ndeshjes në të cilën shënoi golin e parë në Serie A.

17-vjeçari të hënën shënoi gol dhe asistoi në fitoren 2:1 të Frosinones ndaj Empolit.

Ai është pyetur se si ndihet pas golit të parë në Serie A.

“Stadiumi thirri emrin tim. Është madhështore. Nuk është problem nëse i humb dy topa. E rëndësishme është të vazhdosh të luash”, ka thënë Ibra kosovar.

Ai është pyetur për lojtarët që i pëlqejnë.

“Ibrahimoviqi dhe Cristiano Ronaldo”, ishte përgjigjja e kosovarit.

Ai është lojtari më i ri në Top-5 ligat evropiane që ka shënuar gol dhe ka bërë asistim në ndeshjen e njëjtë për Marvin Çunin. /Gazeta Olle/

Ekipi i Ballkanit niset drejt Kazakistanit për ndeshjen me Astanan

Miami mposht për një pikë Lakers, Celtics pësojnë humbjen e parë sezonale