Ibrahimoviq fiton çmimin të cilin nuk dëshiron ta fitojë asnjë futbollist

Lufta mes Zlatan Ibrahimoviq dhe EA Sports ka bërë bujë të madhe, përcjellë Gazeta Olle.

Sulmuesi i Milanit para disa javësh kritikoi krijuesit e lojës elektronike FIFA se e kishin përdorur fytyrën e tij pa i marrë më parë atij leje, duke thënë se po bëjnë para në emër të tij.

Iniciativës së tij iu kanë bashkangjitur edhe shumë futbollistë të tjerë, e kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak gazetarëve të emisionit Striscia la Notizie”, të cilët kanë vendosur t’i japin atij çmimin që nuk do i pëlqente askujt.

Kështu suedezi ka marrë çmimin “Tapiro D’Oro” (derrkuci i artë), i cili si çmim jepet që t’i bëjë fituesit të mërzitur me sjelljet e tyre.

Pavarësisht karakterit të tij, Ibrahimoviq këtë çmim e ka marrë me mjaftë pozitivitet teksa pasi e ka pranuar është tallur edhe me ish-bashkëlojtarin e tij Antonio Cassano.

“Jam i nderuar, duket se jam në rrugë të mirë që të arrijë edhe Cassanon i cili ka 15 çmime të tilla”- është shprehur futbollisti.