Ibrahimovici nuk mjaftohet me futboll, provon veten në rolin e aktorit

Zlatan Ibrahimovic njihet në tërë botën për karrierën e bujshme dhe konsistente të futbollit. 

Mirëpo, suedezi tashmë ka vendosur ta provojë veten edhe në aktrim, transmeton Gazeta Olle.

Sulmuesi i Milanit, do të jetë pjesë e kastit në filmin e ri Asterix dhe Obelix, i cili pritet të lansohet në vitin 2022.

39-vjeçari pastaj njoftoi në Instagram se do të jetë Antivirus në film.

Ibra pritet që të marrë përsipër karakterin e luajtur dikur nga Jean-Paul Rouve në Misionin mitik ‘Cleopatra (2002).