Ibrahimovic zgjedh një numër të pabesueshëm për ta bartur në fanellë te Milani

Zlatan Ibrahimovic shumë shpejt pritet të prezantohet si futbollisti më i ri i Milanit.

Tashmë, siç shkruan ‘CorSport’, Ibra pritet të nënshkruajë kontratë 6 mujore me ‘kuqezit’, përcjellë Gazeta Olle.

Për këta muaj, suedezi do të fiton 3 milionë euro.

Kurse, në marrëveshje do të përfshihet edhe mundësia për vazhdimin e kontratës edhe për një vit.

E suedezi tashmë flitet se ka zgjedhur numrin që do ta bartë te kjo skuadër.

Ai, sipas mediumeve italiane do ta bartë numrin 1, numër ky që zakonisht bartët nga portierët e që te Milani e kishte Pep Reina, por ky i fundit e ka ndryshuar tashmë këtë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që një futbollist që nuk është portier do të mbante numrin 1, pasi më parë të njëjtën ka bërë edhe De Guzman te Chievo.

Ibrahimovic, ka qenë edhe më parë pjesë e Milanit, kur kishte fituar edhe Serie A për herë të fundit./Gazeta Olle