Ibrahimovic: Mua nuk më mungon “Topi i Artë”, unë i mungoj atij

Zlatan Ibrahimoviç ka shkruar historinë në futbollin botëror duke qenë rekordmen në shumë prej skuadrave ku ka luajtur.

Suedezi ka qenë mjaft i suksesshëm kudo, por në dollapin e trofeve të tij në karrierën në klube i mungojnë sidomos dy të veçantë, Liga e Kampioneve dhe “Topi i Artë”.

Për këtë të fundit, ai është ngacmuar në një intervistë të “France Football” dhe sulmuesi është përgjigjur në mënyrën e tij tipike. “A më mungon “Topi i Artë”? Jo, është e kundërta. Jam unë që i mungoj atij”, ishte deklarata e Ibrahimoviç.

Ndërkohë, ai ka folur edhe për krahasimet e zakonshme që bëhen mes lojtarëve të mëdhenj të epokave të ndryshme. “Krahasimi me kampionët e mëdhenj të së kaluarës nuk ka rëndësi, pasi secili ka luajtur në brezin e tij me shokë dhe skuadra të ndryshme. Të bësh krahasime bëhet e komplikuar, secili ka historinë e vet”, tha sulmuesi.

“Dhimbja që u kthye në forcë”, rrëfimi i Elbasan Rashanit për vdekjen e babait dhe shkëlqimin në Ligue 1 dhe me Kosovën

Kthehet Superliga në aksion, tri ndeshja interesante zhvillohen sot