Ibrahimoviç: Dua të luaj në Bayern

 Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimoviq ka zbuluar dëshirën e tij për të luajtur në Gjermani.

Madje, ai ka theksuar se do të dëshironte të luante në Bayern Munich. “Bundesliga më pëlqen shumë, ndoshta një ditë do të shkojë të luajë atje, ende nuk kam vendosur se ku do ta mbylli karrierën. Nëse shkoj në Gjermani, do të zgjidhja Bayernin natyrisht, pasi për mua është në top-pesë klubet më të mira në botë”, u shpreh Ibrahimoviq.

Të Bayerni ai do të gjente Pep Guardiolan, me të cilin nuk i kishte marrëdhëniet e mira në Barcelonë.