Ibrahimovic – AC Milan: Flet drejtori sportiv i ekipit ‘kuqezi’

Çështja se  ku do të transferohet suedezi, Zlatan Ibrahimohic ka mbetur pezull.

Tashmë, drejtori sportiv i AC Milan, Frederic Massara nuk ka pranuar të konfirmoi lajmin për një rikthim të Ibrahimovicit në ‘San Siro’, përcjellë Gazeta Olle.

“Nuk ka negociata në vazhdim, është një moment reflektimi nga Ibrahimovici. Klubi është duke pritur: ne nuk kemi ndonjë të re”, ka thënë Massara.

“Ai do të jetë një përforcim i madh për këdo, por prej janarit e tutje”, shtoi ai.

Ibrahimovic, ka qenë pjesë e Milanit për dy vite, 2010/12, ku fitoi edhe një Serie A, me skuadren ‘kuqezi’.