Ibrahimi bisedon me drejtuesit e Partizanit, ky është vendimi

Mentor Mazrekaj u prezantua para dy ditësh te Prishtina, që kishte lajmëruar marrëveshjen me Partizanin për mesfushorin dhe mbrojtësin Labinot Ibrahimi.

Nga klubi i kuq nuk ka asnjë deklaratë publike në lidhje me këtë, por gazeta “Sport Ekspres” shkruan se Ibrahimi do të mbetet pjesë e Partizanit dhe kjo është konfirmuar pas një bisedë me drejtues të klubit kryeqytetas.

31-vjeçari është pjesë e të kuqve prej verës së vitit 2013 dhe në katër sezone në Superiore numëron 93 ndeshje dhe pesë gola, njëri prej tyre në derbi me Tiranën.

Ibrahimi