Ibrahimaj debuton në elitën e futbollit rus

Ylldren Ibrahimaj luajti titullar deri në minutën e 75-të me Uralin.

Skuadra e re futbollistit kosovar Urali, barazoi në udhëtim te Krasnodari 2:2, në kuadër të xhiros së 20-t në elitën e futbollit të Rusisë.

Ishte edhe ndeshja e parë zyrtare në kampionatin rus në vitin 2021.

Urali është në vendin e 12-t me 22 pikë, ndërsa shpreson në arritje të garave evropiane këtë edicion.

Ndërsa në duelin tjetër, Bernard Berisha u mposht me Akhmat Groznyn në shtëpi 2:1 nga skuadra e Dynamo Moskës.

Berisha luajti deri në minutën e 80-të.