Ibra përgjigjet nëse e ofendoi Francën

Zlatan Ibrahimoviq ka mohuar shkrimet e fundit në mediat suedeze, ku ai shihej duke ofenduar Francën, pas ndeshjes PSG – Bordeaux.

Sulmuesi i PSG-së, ka thënë se po ta urrente Francën, nuk do të vinte fare për të luajtur në PSG.

“Çdo gjë që është shkruar ka qenë gabim”, ka thënë ai për ‘Telefoot’. “Ndihem shumë në Francë. Nëse nuk do të ndihesha kështu, nuk do të vija dhe të nënshkruaja kontratë”, shtoi Ibra.