Ibra ngacmon lojtarët e Chelseas

Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimoviq ka kritikuar lojtarët e Chelsea për reagimin e tyre pas ndërhyrjes ndaj Oscar duke i quajtur si “11 foshnje”.

Suedezi u përjashtua nga loja në minutën 31-të, pas një ndërhyrje ndaj mesfushorit Oscar, ndërsa të gjithë i bënë presion gjyqtarit, Bjorn Kuipers që e dërgoi jashtë.

“Kur pashë kartonin e kuq, isha si një djalosh se nuk e di se çfarë ka bërë, ose ndoshta ai pa diçka tjetër”, tha ai.

“Unë kur e pash se ai kishte në dorë kartonin e kuq u tërhoqa, por pashë rreth meje lojtarët e Chelsea që dukeshin si 11 foshnje dhe kërkonin largimin tim”.

Duke mos dashur më shumë të flas për epsiodin që me gjasë do ta penallzojë edhe në ndeshjet çerekfinale, Ibrahimoviq të gjitha meritat ua dha bashkëlojtarëve. “Ishte një performancë e mahnitshme, sepse ne ishin duke luajtur me një lojtarë më pak, madje edhe në kohën shtesë . Kështu që të gjitha meritat u shkojnë lojtarët, pasi luajtën me zemrat e tyre të madha. Ne treguam cilësi dhe zemër të madhe”, përfundoi Ibra.