Ibra më i miri në histori të Francës (VIDEO)

Trajneri i ekipit francez, Saint-Etienne, Christophe Galtier e ka lavdëruar yllin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovicin.

Paris Saint-Germain është kualifikuar në finale të Kupës së Francës pasi e mposhti Saint-Etienne me rezultat 4:1.

Hero i ekipit parisien ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi tre gola në këtë takim. Kurse, pas ndeshjes trajneri i Saint-Etienne, Christophe Galtier e ka lavdëruar yllin sulmuesin e Suedisë.

“Ai është lojtari i huaj më i mirë që ka luajtur ndonjëherë në Francë”, ka deklaruar Christophe Galtier pas ndeshjes.