Ibra drejt Liverpoolit

Zlatan Ibrahimoviç mund ta bëjë transferimin e shumëpritur në Premierligën angleze. Sipas informacioneve të fundit të mediave italiane, Liverpooli është duke e përpiluar ofertën për suedezin, të cilën do ta dërgojë në afatin kalimtar të verës.

Ajo do të peshojë rreth 25 milionë euro dhe pritet të jetë më e lartë se oferta që Milani pretendon ta dërgojë, pasi që edhe kuqezinjtë e duan Ibrën me çdo kusht në verë. /Gazeta Olle