Ibra dhe Rebiç shkëlqejnë, Milan fiton në stil kampioni (VIDEO)

AC Milan ka arritur edhe fitoren e radhës në Serie A.

Skuadra e njohur italiane ia ka dalë të fitojë lehtësisht përballë Crotones në “San Siro”, raporton Gazeta Olle.

Fillimi i takimit ishte paksa i vështirë, pasi që mysafirët po sulmonin vazhdimisht, por më pas të besuarit e Piolit morën kontrollin e lojës.

Në pjesën e parë u realizua vetëm një gol, mirëpo ai gol ishte special pasi ishte i 500-ti i Zlatan Ibrahimoviç në karrierë.

Suedezi realizoi fiks në minutën e 30-të të takimit pas një kombinimi me Rafael Leaon për të quar kështu skuadrën në pushim.

Gjatë pjesës së dytë “rossonerët” ishin shumë më të mirë dhe realizuan tre herë.

Ibrahimoviç shënoi përsëri në minutën e 64-të për 2-0 pas asistimit të Theo Hernandez.

Pak minuta më pas Ante Rebiç ia doli të shënoj dy herë brenda 70 sekondave.

Në minutat në vazhdim të dy sulmuesit goladorë u zëvendësuan nga trajneri Pioli.

Milan me këtë fitore del përsëri në pozitën e parë në tabelë, ndërsa Crotone mbesin në pozitë të vështirë dhe rrezikojnë seriozisht rënien nga liga.

Takimin e radhës “djajtë” e luajnë përballë Spezias./GazetaOlle/