Ibra çartë francezët

Franck Leboeuf ka kritikuar Zlatan Ibrahimovicin për komentet e tij pas ndeshjes me Bordeauxin.

Ish mbrojtësi i Chelseat, Franck Leboeuf ka thënë se komentet e Ibrahimovicit janë të papranueshme dhe nuk duhet të lejohen.

Ibrahimovic kishte thënë se Franca është një shtet m… dhe nuk e meriton PSG-në.

“Jam jashtëzakonisht i dëshpëruar me komentet e Ibrahimovicit. Ndjej që vendi im është duke u fyer nga dikush që e donë”, tha Leboeuf për RMC.

“Ne nuk duhet të lejojmë dikë që duhet të jetë shembull të na fyej në këtë mënyrë”.

Megjithatë, vetëm disa qaste më vonë pas asaj deklarate, Ibrahimovic kishte kërkuar falje.