Ibër Alaj vjen me propozim për masivizimin e sportit

Drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, ka dhënë propozimin e tij për masovizimin e sportit në Kosovë.

Ai këtë masovizim e ka paraparë për periudhën e ardhshme pesë vjeçare, përcjellë Gazeta Olle.

Shkrimi i plotë i Ibër Alajt:

MASIVIZIMI I SPORTIT “SPORTI PËR TË GJITHË”2020-2025.

Organizimi i sportit shkollorë duke filluar nga garat nëpër shkolla fillore, të mesme,krijimi i Klubeve shkollore, duke kaluar në nivel komunal, në nivel regjional dhe në atë republikan, më këtë program që duhet zhvilluar me qëllimin kryesorë është pjesëmarrja dhe identifikimi i talentëve të rinj dhe orientimi profesional i tyre.

Organizimi i garave shkollore mbahet në disa lloje të sporteve të cilat po rriten si organizata sportive nëpër ato vende ku ka kushte për zhvillimin e atij sporti konform infrastrukturës sportive.

Njëkohësisht, duhet të parashihet që këtë organizim të mbikëqyrë shoqata e pedagogëve të kulturës fizike, federata e sportit shkollorë e mbikqyrur nga MKRS/MASHT. Këto organizime të sportit shkollorë, obligative është të mbahen në bashkëpunim me Ministrinë për Arsim, federatat e sporteve, me Drejtoritë komunale të Arsimit dhe Sportit, dhe OJQ tjera.

Synimi është rritja e orëve në Edukimin fizikë nga dy në Tre orë mësimor që me punen e tyre profesoret e edukimit fizik të argumentojnë nevojën për rritjen e orëve të edukimit fizikë me punë profesionale.

Krijimi i vendeve te punës për arsimtarë te edukimit fizik nga cikli i ulet nga Klasa e I deri V të kenë pedagogun e Edukimit Fizik për mbajtën e orës mësimore me MASHT(Koordinim korrikular)që është urgjenc në aspektin e deformimeve që munden te kenë femijet e ketyre moshave.

Organizimi i sportit shkollor sipas korrikules duhet te krijohen kartela/Libreza për femijet me te dhena morfo-motorike.