Ia vendosën pankartën në fshatin e tij pas debutimit me Kosovën, flet Donat Rrudhani

Sulmuesi i talentuar, Donat Rrudhani bëri debutimin zyrtarisht me Kosovën në qershor të këtij viti, në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Në një intervistë për Insajderin, Rrudhani ka evokuar përshtypjet e tij lidhur me debutimin me Kosovën – teksa ka folur edhe për planet për të ardhmen dhe befasinë që kishte marrë nga bashkëfshatarët e tij.

Fillimisht, Rrudhani shpjegoi ndjesitë e të qenit refugjatë – shkuarjen në Francë.  Ai së bashku me familjen në vitin 2012 ishin larguar në këmbë si refugjatë ku kishin bërë një muaj për të arritur në Francë.

“Ishte periudhë mjaft e vështirë, me dalë në një shtet tjetër, me kulturë ndryshe, gjuhë ndryshe, tradita të ndryshme, etj,.. Fillimi nuk ka qenë i lehtë por falënderoj zotin që kam pasur familjen afër dhe ja kemi dalë” – tha Rrudhani.

Nga një përiudhë e vështirë për djaloshin 23 vjeçar edhe një ëndërr u bë realitet – debutimi me Kosovën.

“Është një ndienjë e mrekullueshme, edhe tani pas gati 1 muaji ndienja është e njëjtë, ka qenë debutim që nuk do ta harrojë kurrë në jëtën time! Edhe lojtarët më kanë pritur shumë mir, janë djem të mrekullushëm dhe me shumë thjeshtësi”.

Ditë më parë, bashkëfshatarët e Donat Rrudhanit nga fshati Roganë e Kamenicës ishin përkujdesur për t’i bërë një befasi lojtarit. Ata afër shtëpisë së familjes Rrudhani i kishin vendosur një pankartë Donatit.

Në pankartë shkruhet: “Faleminderit që po na bën krenar”.

Lidhur me këtë, Donati tha se: “Ka qenë surprizë shumë e mirë, aty ku kalova 12 vite te fëmijerisë, ta shoh vetën time ne një pankartë të madhe ishte shumë emocionuse…”

Krejt në fund, Rrudhani theksoi se me ekipin e ri, Young Boys Bern pret performancë të mirë, duke nënvizuar se planet e tij për momentin janë vetëm fokusimi te ekipi aktual.

“Pres të kem kohë të lojës sa ma shumë dhe pastaj t’i ndihmoj ekipen me performanca të mira. Njëherë dua të fokusohem plotësisht tek Young Boys, vetëm sa kam ardhur dhe nuk dua të mendoj në nje të ardhme shumë të largët”

Reprezentuesi i Kosovës ka bërë tashmë një hap të madh në karrierë, pasi nga ekipi i Ligës së Parë nënshkroi me klubin e madh nga Superliga e Zvicrës më një kontratë katërvjeçare deri në verën e vitit 2026.

Ndryshe, Rudhani si i ri ai luajti në Francë në Langres, Troyes dhe në Brunstatt në Alsace. Ai shënoi 9 gola dhe dhuroi 12 asistime në Challangle League të Zvicrës.

Daja flet për transferimet, thotë se trajneri nuk është i kënaqur asnjëherë me merkaton

Ballkani me skemë të re në Ligën e Kampionëve ndaj Zalgiris